19 Prill 2024

Përmbyllet projekti për krijimin e qendrave kreative në shkollat e mesme

Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”, projekt që mundësoi themelimin e 60 qendrave të tilla dhe trajnimin e 900 nxënësve në fushën e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.

Në këtë event do të jetë i pranishëm edhe zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, i cili do të mbajë  një fjalë rasti.

Gjithashtu, prezentë do të jenë edhe përfaqësues të kompanisë PBC, trajnuesë, drejtorë, profesorë dhe nxënësit e shkollave pjesëmarrëse.

Po ashtu, do të ndahen mirënjohje dhe shpërblime për tri shkollat fituese të garës së organizuar në kuadër të këtij projekti.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)