28 Mars 2024

Përjashtimi i AKA-së nga ENQA do të shkaktoj dëm te studentët

Prishtinë, 3 tetor - Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) shpreh indinjatën e thellë për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga ENQA.

Procesi i degradimit të Agjencisë deri në përjashtimin përfundimtar nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë filloi me vendimin e Kryeministrit Haradinaj në fund të vitit 2017, të zbatuar nga Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Ky shkarkim arbitrar që u konsiderua me të drejtë cënim i pavarësisë së institucionit, çoi në përjashtimin automatik të AKA nga EQAR dhe degradimin e saj në anëtarë nën vëzhgim në ENQA.

KITU pati ndërhyrë dy vite më parë duke zhvilluar takime në Bruksel me zyrtarët e ENQA dhe EQAR për të garantuar se ndërhyrje të tjera nuk do të ketë.

KITU po ashtu ka marrë pjesë aktivisht në hartimin e udhëzimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) pranë AKA si dhe ka monitoruar mbledhjet e KShC-ës me qëllim të evitimit të ndërhyrjeve të mëtutjeshme.

E tëra ka rezultuar me një përbërje të re të KShC-së e cila u vlerësua pozitivisht në çështjet e e pavarësisë së AKA-së.

Megjithatë, shqyrtimi rigoroz i aspekteve të përgjithëshme e të motivuara nga dyshimet e bazuara të ENQA për shkak të ndërhyrjeve të mëhershme, ka çuar në përjashtimin e plotë të AKA-së.

Sulmet histerike nga institucionet publike dhe private të ushtruara ndaj AKA-së gjatë dy viteve të fundit dhe pengesat tjera që i janë vënë asaj sa herë që janë marrë vendime me rëndësi nga KShC kanë bërë që AKA të humbë vitalitetin e saj dhe të mos mund t’i kryejë detyrat tjera me të cilat ajo është e ngarkuar.

Përjashtimi i AKA-së nga ENQA do të shkaktoj dëm te studentët që regjistrohen në programet e akredituara pas vitit 2019, posaçrisht në çështjen e njohjes më të lehtë të diplomave të tyre jashtë Kosovës.

KITU emëron fajtorë kryesorë për këtë dëm dhe dështim Kryeministrin në largim Haradinaj dhe Ministrin e tijë Bytyqi. Ndërkohë KITU mbetet i përkushtuar që kontribuojë në ruajtjen e pavarësinë së AKA-së dhe do të vazhdojë të ndihmojë në rianëtarësim pas dy vitesh siç është përcaktuar me rregullat e ENQA-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)