19 Prill 2024

Pasaporta Mësimore, shembull se si teknologjia mund të përdoret për arsimimin e fëmijëve

Prishtinë, 20 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, në Kosovë, Murat Sahin dhe zëvendësministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, në një konferencë të përbashkët për media kanë bërë lansimin e platformës Pasaporta Mësimore.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se lansimi që po bëjnë sot është rezultat i punës së mirë që ka bërë zyra e UNICEF-it në Kosovë, posaçërisht përmes programit UPSHIFT.  Kosova është zgjedhur një nga tre vendet e botës të nis, testoj, dhe pilotoj Iniciativën e Pasaportës Mësimore. 

“Kur arsimimi i një fëmije apo të riu ndërprehet, pasojat mund të jenë shumë të mëdha për ata dhe për shoqërinë. Pasaporta Mësimore është shembull i shkëlqyeshëm se si teknologjia dhe kurrikulat dixhitale mund të përdoren për arsimimin e fëmijëve kudo që ata të jenë, pa marrë parasysh sfidat, dhe pavarësisht situatës së tyre."

"Në Kosovë, kjo iniciativë përmes fazës së pilotimit do të arrijë më shumë se 3,500 adoleshentë dhe të rinj; do të lidhë nevojën e të rinjve për të pasur qasje në të mësuarit dixhital dhe për të përfituar më shumë nga aftësitë e nevojshme për shekullin 21, siç janë mendimi kritik e kreativ, si dhe komunikimi efektiv”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, z. Murat Sahin, tha se Pasaporta e Mësimit u ndihmon fëmijëve që të vazhdojnë mësimin derisa janë larg shkollave. UNICEF ka kuptuar se ka pasur nevojë për këtë ndihmë të shpejtë dhe ekspertizë.

“Së bashku fëmijët dhe të rinjtë do të vazhdojnë edukimin e tyre online, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë potencialin e tyre, që të jenë qytetarë aktiv dhe të vazhdojnë të mësojnë e të jenë model rol për të tjerët”, tha Sahin, duke thënë se do ta vazhdojnë mbështetjen edhe në të ardhmen për ministritë e ndryshme në minimizimin e efekteve të COVID -19.

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, tha se UNICEF-i është me ne tash e 20 vjet në përkrahje të kurrikulave të zhvillimit  të edukimit në fëmijëri të hershme, zhvillimit të mësimdhënësve, ngritjes së kapaciteteve të MASHTI-it dhe kohëve të fundit në zhvillimin e shkathtësive bazë të shekullit XXI tek të rinjtë.

“Pasaporta e mësimit është edhe një projekt i UNICEF që e vendos më shumë Kosovën në hartë globale”, tha zëvendësministri Rexhaj, duke theksuar se tashmë janë bërë 3-4 javë që po punohet me mësimin në distancë ku janë prodhuar më shumë se 1800 video materiale për klasat nga 1 deri në klasën e 9-të, me mijëra aktivitete mësimore zhvillohen nëpër shkolla të mesme të larta , të përgjithshme dhe profesionale dhe pjesëmarrja sipas raporteve është mbi 90 për qind.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)