19 Prill 2024

Pas vendimit të Gjykatës, duhet të veproj edhe Universiteti

Prishtinë, 6 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA ka reaguar lidhur me dënimet e shqiptuara sot nga Gjykata Themelore për rastin e 12 asistentëve dhe studentëve të UP-së. Sipas kësaj organizate dënimi nga gjykata nuk mjafton.

\"Pas vendimit të gjykatës themelore për dënimin e rrjetit të organizuar të asistentëve e studentëve të cilët akuzohen për marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie të ryshfetit, ORCA pret nga organet menxhuese të Universitetit të Prishtinës që të ushtrojnë të gjitha masat e mundura disciplinore, që nga përjashtimit i asistentëve, ndërprerja e studimeve të doktoratës e deri te marrja e diplomave të tyre dhe studentëve të përfshirë në këto afera\", thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

ORCA rikujton se në mbledhjen e 21 prillit të këtij viti Senati aktual në mënyrë unanime ka vendosur që ta rizgjedhë në pozitën e asistentit Esat Belajn, të dënuarin kryesor të këtij rasti. Në të njejtën mbledhje Senati ka rizgjedhur poashtu të dënuarin Gazmend Maliqaj, të dy këta asistentë të Fakultetit të Mjekësisë.

ORCA thekson se tre nga të dënuarit, Arian Janova, Esat Belaj, Meveludin Beqiri në periudha të ndryshme kanë qenë senatorë nga radhët e studentëve në Senatin e UP-së.

ORCA inkurajon organet e drejtësisë që të hetojnë tutje në Universitetin e Prishtinës sidomos në drejtim të profesorëve pasi vendosja e notave është ekskluzivitet që u takon atyre, në anën tjetër fton të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime të tilla në UP t’i drejtojnë ato te organet e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)