16 Prill 2024

Parlamenti Studentor bllokom Fakultetin e Arteve të UP-së

Prishtinë, 25 prill - Parlamenti Studentor së bashku me Këshilllin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot nga ora 8:20 tek objekti i Dekanatit, do ta bllokojmë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menagjmentin e UP-së, sepse nuk u morën seriozishtë asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë Fakultet, ku mungojnë shumë hapësirat adekuate, materialet dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.

Gjithashtu shqetësuese sipas Parlamenti Studentor është edhe heqja e akreditimit të shumicës së programeve, dhe ju ftoj që ti shihni nga afër edhe kushtet në këtë Fakultet.

"Ne po fillojmë që ta shprehim pakënaqësinë tonë me bojkotim të procesit mësimor nga Fakulteti i Arteve (jo rasishtë) i cili ka mungesë të theksuar të kushteve elementare, sot paralajmërohen Bordi dhe Menagjmenti i UP-së se do të bllokohet vetëm njëra njësi akademike e më pasë do të vazhdojmë edhe me Fakultete tjera në javën që vjen me dy Fakultete të tjera deri në bllokimin e të gjitha njësive akademike."

"Për temat e përgjithshe që i kemi ngritur edhe më herët por nuk janë marr parasysh, jemi kundër Bordit Partiak dhe cdo ndërhyrje në punën e Parlamentit studentor në vendë se ata të merren me tema që na preokupojnë neve si student të UP-së", thekson Parlamenti Studentor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)