19 Prill 2024

OSBE nis projektin për edukim mediatik në shkollat e mesme të ulëta

Prishtinë, 2 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur iniciativën për edukimin mediatik me trajnim dy-ditor për 14 mësimdhënës nga shtatë shkolla të Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës.

Trajnimi, i mbajtur me mbështetjen e Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përfundoi më 1 tetor 2017 në Prishtinë.

Mësimdhënësit u trajnuan nga një eksperte ndërkombëtare e edukimit mediatik, e cila hartoi programin e kursit dhe e zbatoi atë. Mësimdhënësit do ta pilotojnë edukimin mediatik në shkollat e tyre e pastaj do të ndajnë dijen e fituar në trajnim me kolegët e tyre.

“Në kohë ndryshimesh të shpejta dhe zgjerimi në fushën e medias, gjeneratat e reja duhet të informohen se si të analizojnë dhe konsumojnë në mënyrë kritike çfarëdo përmbajtjeje mediatike ‘online’ dhe ‘offline’,”  tha Arben Hajredinaj, nga Misioni i OSBE-së, përkatësisht Seksioni për Media.

“Përfshirja e edukimit mediatik në lëndët e tyre mësimore do t’iu ndihmojë në dekonstruimin e mesazheve të ndërlikuara mediatike dhe do t’i mbrojë nga përmbajtja e dëmshme,” shtoi ai.

Misioni  ka  siguruar tekstet e nevojshme shkollore në gjuhën shqipe, serbe dhe rome për ta ndihmuar trajnimin, dhe do të vazhdojë të punojë me zyrtarët e MASHT-it për zbatimin e mëtutjeshëm të projektit.

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka në mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes dhe mbështet zhvillimin e mediave.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)