27 Maj 2019

OSBE interesohet për akreditimin e programeve në gjuhën turke dhe boshnjake

Prishtinë, 14 shkurt - Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim, Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve.

Temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ. U.d. Rektori Temaj i njoftoi me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai shtoi se presim mirëkuptim edhe nga AK pasi që është shumë e rëndësishme për komunitetin turk dhe boshnjak.

Johannes theksoi se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2019 - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe do te takohet me Gjeralin e FSK-se Rrahman Rama. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:30)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës do të organizohet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e moshës 11 vjeçare të shkollave fillore të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:35)

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic. (Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton Plotësim-ndryshimin e kërkesës për buxhet si dhe formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 303, ora 10:00)

- 25 kompani vendore që kanë dhënë shërbimet në ndërtimin e autostrades Arben Xhaferi protestojnë për shkak të mos kryerjes se pagesave ndaj këtyre kompanive për punën që kanë kryer. (Para kampit Bectel & Enca në Ferizaj

-  Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të zhvilloj vizitë në Komunën e Ferizajit me ç’rast do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Komuna e Ferizajt, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencë për media. (Ambientet e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunes se Gjilanit, Zijadin Maliqi mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë​ me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashk me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme. (Fshati Greme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz. (Novobërdë, afër Kalasë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal. (Baran- Komuna e Pejës, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Betejës së 29 Majit. (Vranoc, ora 16:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së betejës së 29 Majit. (Kryshec, ora 17:10)