25 Prill 2024

Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i gjykatës

Prishtinë, 1 mars - Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve  kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar  lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth vendimit nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te Ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.

Pas një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues  solli vendimin që:

Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin  përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911  të datës 27.02.2019   për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr  Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u i bindur se MASHT dhe Drejtoritë Arsimore  respektojnë  institucionet e drejtësisë  apelon te  këto dy institucione arsimore që të presin  deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)