29 Mars 2024

Orë letrare në UPZ për nderë të 28 Nëntorit!

Prizren, 27 nëntor - Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Filologjisë të martën ka organizuar orë letrare për nder të festave të Nëntorit. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkelqim Millaku me këtë rast theksoi se sot jemi mbledhur këtu, bashkë për të mbajtur një orë letrare, e cila si krijimtari letrare, në territori ku ne jetojmë dhe veprojmë zanafillën e vetë e ka mbi 500 vjeçare. "Kombi shqiptar sot është i lirë kudo që jeton, në të gjitha trojet e veta, duke i realizuar aspiratat për të qenë i barabartë me popujt e tjerë, sigurisht fal veprimtarive që janë krijuar në nëntorit e shekujve.

Ne si asnjëherë më parë, në histori e kemi rastin të punojmë për ardhmen e vendit tonë, si faktor stabiliteti, në bashkëpunim dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë popujt dhe vendet. Në paqe! Koha e hegjemonisë, e imponimit dhe e ideologjisë së urrejtjes përgjithmonë ka përfunduar. Ky shekull është shekulli i integrimeve dhe i mirëkuptimit, i ndihmës së ndërsjellë për përparimin tonë të gjithëmbarshëm.", theksoi me këtë rast Dekani Millaku. Një fjalë rasti e mbajti edhe Kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, i cili falënderoi studentët e Fakultetit Filologjik për këtë organizim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)