25 Prill 2024

ORCA përgëzon profesorët asistent meritorë të avancuar në konkursin e fundit

Prishtinë, 28 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përgëzon profesorët asistent meritorë të avancuar në konkursin e fundit. Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket punimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.

Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin. Po ashtu ORCA ka dërguar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit të cilat janë marrë në shqyrtim dhe për të cilat ORCA pret përgjigje të shpejtë. Në dy ankesat ORCA ka sfiduar 35 avancime gjithsej.

Por pavarësisht numrit të parregullsive të paraqitura, ORCA ka identifikuar 23 raste të profesorëve asistent të avancuar të cilat kanë qenë meritore. Këto raste kanë parë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.

"ORCA mendon se është shumë me rëndësi që në universitetin tonë të identifikohen gjithë ato gra e burra, profesorë, asistentë, administratorë, referentë, studentë të cilët përpiqen me devotshmëri t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale", thuhet në një kumtesë të ëksaj organizate.

ORCA këtë aksion e ka bërë që përmes njohjes së punës së atyre profesorëve që janë angazhuar, t’i përgëzojmë publikisht ata dhe t’i tregojmë shoqërisë kosovare se ka shpresë për Universitetin dhe se vetëm me angazhimin tonë si hisedarë në universitetin më të madh publik, e ardhme më e mirë do të na pres.

Në vijim janë emrat e profesorëve asistent të avancuar në konkursin e fundit me meritë të plotë sa i përket punimeve shkencore: Fisnik Korenica, Valbon Mulaj, Avni Puka, Flamur Mrasori, Kaltrina Kelmendi, Egzon Bajraktari, Bujar Bajçinovci, Teuta Jashari, Ganimete Kulinxha, Teuta Danuza, Arlinda Beka, Adnan Bozalija, Fisnik Kurshumliu, Besa Gacaferi Lumezi, Naim Jerliu, Burim Neziri, Ferim Gashi, Gazmend Nafezi, Kajtaz Bllaca, Edmond Aliaga, Armend Shabani, Sebahate Zeqiri, Venera Berisha Muharremi.

ORCA premton se së shpejti do të publikojë emrat e profesorëve të asocuar dhe të rregullt meritorë të avancuar në konkursin e fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)