20 Prill 2024

ORCA përgëzon fakultetet me më shumë punime për profesor në UP

Prishtinë, 22 dhjetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka organizuar një aksion në terren. Ky aksion ka për qëllim përgëzimin publik të katër fakulteteve me më së shumti punime në Universitetin e Prishtinës.

Banerat përgëzues janë vendosur pranë fakulteteve për qëllim të njoftimit të studentëve të tyre që fakultetet e tyre kanë më shumë punime për kokë profesori se fakultetet tjera.

Fakultetet me më shumë punime për kokë profesori, sipas raportit të ORCA-s “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, janë: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë me 5.3 punime për profesor, Fakulteti i Mjekësisë me 5.08 punime për profesor, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me 4..9 punime për profesor, si dhe Fakulteti i Edukimit me 2.33 punime për profesor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)