25 Prill 2024

ORCA ofron zgjidhjen për publikime shkencore

Prishtinë, 16 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar profesorët nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Arteve, se sot ka publikuar një rekomandim për publikim në mijëra revista nga fushat që lidhen më këto fakultete.

Pjesëtarët e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë dhe disiplinat e ndryshme të arteve kanë qenë të zëshëm në insistimin se nuk mund t’i përmbushin kriteret statutare për avancime akademike pikërisht për shkak se nuk arrijnë të gjejnë revista ndërkombëtare që t’i publikojnë punimet e tyre.

ORCA vjen si ndihmë duke u angazhuar në identifikimin e revistave shkencore sipas kategorive me qëllim të rritjes së mundësive për publikim nga ana e profesorëve nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Arteve.

ORCA ka përpiluar një listë të tillë, e cila brenda saj ka me mijëra revista në të cilat stafi akademik i fushave të përmendura mund të publikojë punime. Hulumtuesit e ORCA-s të mbikëqyrur nga konsulentë me përvojë kanë përpiluar listat e ndara sipas kategorive si dhe shembujt konkret të punimeve të publikuara nga vende dhe fusha specifike siç mund të jenë gjuha, muzika, historia etj.

ORCA pret që ky rekomandim të shtojë publikimet dhe të rrisë vigjilencën e menaxhmentit në çështje të vlerësimeve për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)