26 Shtator 2020

ORCA: Kryeministër larg duart nga akreditimi

Prishtinë, 16 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)është e shqetësuar me nivelin e ulët të informimit të Kryeministrit dhe zyrës së tij lidhur me çështjen e mosakreditimit institucional të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Mosakreditimi institucional sipas ORCA-se do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdodjnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm.

"Si Kryeministër i vendit Haradinaj në vitin 2018 ia ka dhuruar Kosovës përjashtimin nga EQAR dhe degradimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditimin në Asociancionin Europian ENQA, nga “anëtar” në “anëtar nën vëzhgim”.

"Kjo ka ndodhur si pasojë e shkarkimit të bordit të kaluar të Agjencisë. Si rrjedhojë, Agjencia e Kosovës për Akreditim në shtator të këtij vitit do ta marrë vendimin përfundimtar për vazhdim apo jo të anëtarësisë në ENQA", thekson ORCA.

Ndërhyrja e sotme nga Kryeministri, e dyta me radhë, qoftë edhe si deklaratë, tashmë e rrezikon Agjencinë për përjashtim nga Asociacioni Europian ENQA.

Veprimet a paralajmëruara të Kryeministrit çfarëdo qofshin ato sipas ORCA-se do të jenë të paligjshme dhe në shpërputhje me 1. Me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe 2. Ligjin për Agjencitë e Pavarura.

ORCA rikujton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës dhe se çfarëdo vendimi nga ana e Kryeministrit Haradinaj do të kallëzohet penalisht nga ORCA si keqpërdorim i detyrës zyrtare.

ORCA u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të reagojnë për ruajtjen e pavarësisë së agjencive të pavarura, ndërkohë u bën thirrje partive politike në pushtet të përmbahen nga populizmi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)