23 Prill 2024

ORCA kërkon të ndëshkohen plagjiatorët

Prishtinë, 1 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se është informuar me shqetësim për revokimin e doktoraturës nga Universiteti i Bremenit në Gjermani, për rektorin Avni Mazreku të institucionit privat të arsimit të lartë në Kosovë “Kolegjit ISPE”.

Me gjithë lajmin e mirë që doktoratura e cila sipas të gjitha gjasave përmban plagjiaturë është revokuar nga institucionet e universiteti që e ka lëshuar atë, ORCA është e shqetësuar me mungesën e paralajmërimeve për një reagim institucional në Kosovë për këtë rast.

ORCa shtron pyetjen se Çfarë do të ndodhë me diplomat e të diplomuarve që janë mentoruar nga personi në fjalë?

Çfarë do të ndodhë me “Kolegjin ISPE”? Janë dy pyetje që ORCA mendon se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MAShT duhet t’ua sqarojë qytetarëve kosovarë.

Me këtë rast, ORCA i kërkon Ministrit Shyqiri Bytyqi që ta themelojë një komision të përhershëm, me përfshirje ndërkombëtare, për hulumtimin e të gjitha doktoraturave që janë bërë në Kosovë, në vendet e rajonit dhe më gjerë. Sidomos është e domosdoshme që një gjë e tillë të bëhet për të gjithë personat që mbajnë tituj akademik dhe pozita të rëndësishme publike.

Me këtë rast, ORCA bënë thirrje që të gjithë ata që kanë informata mbi plagjiaturat e mundshme t’i drejtojnë ato në kontaktin zyrtar të ORCA-s, në faqen e saj në Facebook apo në rubrikën “Raporto” në veb faqen e saj www.orca-ks.org

ORCA zotohet se do ta ruajë anonimitetin e informuesve dhe zotohet se do të ngrisë kallëzime penale për të gjitha rastet kur ka prova të mjaftueshme se veprime të jashtëligjshme të keqpërdorimit akademik janë kryer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)