29 Maj 2020

ORCA e përkushtuar në demaskimin e mashtrimeve akademike

Prishtinë, 14 janar - ORCA lavdëron vendimin e sotëm të Senatit të UP-së i cili përjashtoi revistën mashtruese International Journal of Research in Business and Social Science nga procesi i avancimeve.

Javë më parë ORCA në bashkëpunim me kandidaten për professor asistent në Fakultetin Ekonomik Dr. Albana Berisha-Qehaja ka denoncuar publikisht revistën si mashtruese dhe i ka kërkuar Senatit të UP-së që ta përjashtojë këtë revistë na procesi i avancimeve. ORCA përgëzon menaxhmentin për propozimin e vendimit në Senat dhe Senatin për vendimin e marrë me shumicë masive votash. Ndërkaq, dënojmë qëndrimin destruktiv të dekanit të Fakultetit Ekonomik But Dedaj dhe votën e tij të vetme kundër këtij vendimi. Ritheksojmë se ky dekan është në process të avancimeve dhe e ka një punim të publikuar në këtë revistë tashmë zyrarisht mashtruese.

I rikujtojmë publikut se kjo revistë kishte publikuar punimin e personit fiktiv Andrra Qielli nga universiteti inekzistent Triumph University në Tiranë.

ORCA mbetet e përkushtuar në demaskimin e mashtrimeve akademike dhe fton të gjithë ata që kanë prova të mashtrimit akademik t’i zbulojnë në publik ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)