25 Prill 2024

ORCA: duartrokitje për profesorët të asocuar meritorë

Prishtinë, 2 gusht - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)  sot ka publikuar emrat e profesorëve të asocuar meritorë të avancuar në konkursin e fundit.

Përgjatë muajve të fundit Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket punimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.

Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin. Po ashtu ORCA ka dërguar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit të cilat janë marrë në shqyrtim dhe për të cilat ORCA pret përgjigje të shpejtë. Në dy ankesat ORCA ka sfiduar 35 avancime gjithsej.

Javën e kaluar ORCA ka organizuar një ngjarje të ngjashme, me ç’rast ka publikuar emrat e profesorëve asistentë të cilët përmbushin kriterin e punimeve shkencore. ORCA ka paraqitur 11 raste të profesorëve të asocuar të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të punimeve shkencore që në këtë rast është 3. Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.

ORCA thekson rëndësinë e këtij aksioni të cilin e sheh në shërbim të ngritjes së vlerave morale e etike në shoqërinë tonë. Në kohën kur Universiteti i Prishtinës është në krizë nga përmbytja e profesorëve të tij në numër të madh publikimesh në revista të dyshimta, nevoja për duartrokitje ndaj atyre që po përpiqen për një nivel minimal të integritetit akademik është me rëndësi të madhe.

Në vijim janë emrat e profesorëve të asocuar meritorë për sa i përket numrit të punimeve shkencore të avancuar në konkursin e fundit: Haxhi Gashi, Qerim Qerimi, Adriatik Hoxha, Xhevat Krasniqi, Ganimete Minci Bejtullahu, Serbeze Kabashi-Muçaj, Meleq Bahtijari, Mimoza Ibrani, Bujar Fejzullahu, Nehat Baftiu, Ramë Miftari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)