18 Janar 2020

ORCA dhe Admovere organizojnë marsh për 1 Tetorin 1997

Prishtinë, 1 tetor - Në 22 vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Admovere do të mblidhet te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Mbledhja fillon para shtëpisë së familjes Shoshi në rrugën e quajtur “1 Tetori” dhe do të përfundojë te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe të ndihmuar dhe të përcjellë nga Policia e Kosovës.

Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit.

Po ashtu për ta përkujtuar rezistencën e shoqërisë sonë që u përpoq shumë për të drejtën themelore të qasjes në arsim.

Të interesuarit mund të marrin autobusin urban numër 4 dhe duhet të ndalen në stacionin te lagja “Taslixhe”, nga ku vendi i nisjes së marshit është 4 minuta larg.

Ndërkaq, nisja e organizuar nga qyteti do të menaxhohet nga ORCA dhe Admovere

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)