19 Prill 2024

ORCA denoncon Enver Hasanin

Prishtinë, 3 nëntor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve të saj sot ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës denoncimin për Enver Hasanin të dënuar për veprën penale mashtrim në detyrë sipas kodit Penal të Kosovës.

Kodi i Etikës, Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës janë të qarta në atë që rasti i të përmendurit përbënë shkelje të rëndë disiplinore.

Deri sot, asnjë nga entitetet e përmendura në rregullore siç është rektori, dekani i Fakultetit Juridik apo të tjerë nuk e kanë nisur një procedurë disiplinore.

Meqë këtë nuk po e bëjnë njerëzit që ishte dashur të jenë në mbrojtje të reputacionit të UP-së, atëherë po e bënë ORCA siç i është lejuar me Kodin e Etikës në nenin 18 ku thuhet:

“Secili person (brenda dhe jashtë Universitetit tÑ‘ PrishtinÑ‘s) ka tÑ‘ drejtÑ‘ tÑ‘ denoncojÑ‘ apo raportojÑ‘, shkelje tÑ‘ dispozitave tÑ‘ kÑ‘tij Kodi, pÑ‘rpara anÑ‘tarÑ‘ve tÑ‘ KÑ‘shillit tÑ‘ EtikÑ‘s, autoritetit drejtues tÑ‘ njÑ‘sisÑ‘ akademike apo rektorit.”

Shkeljet e rënda të përcaktuara nga Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disciplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës, konsistojnë në shkeljet e përcaktuara në:
Neni 6, paragrafi 1, pika 2:

“Çdo shkelje e konfirmuar e ligjeve përkatëse që tangojnë fushën e universitetit dhe punës akademike në të”.
Neni 6, paragrafi 1, pika 11:
“DÑ‘mtimi i pronÑ‘s sÑ‘ institucionit, me paramendim.
Neni 6, paragrafi 1,  pika 17:

“Keqpërdorimi apo përdorimi i paautorizuar i fondeve të besuara publike për përfitime personale ose ne interes tÑ‘ personave tÑ‘ tjerë”.
Neni 6, paragrafi 1, pika 18:

 “Kryerja e aktiviteteve që bien ndesh me interesin e institucionit apo veprimet që e dëmtojnë institucionin”.

Kodi i Etikës në nenin 16, pika 2 e përcakton si shkelje etike: “Kryerja e veprës penale, e cila ka çuar në dënim nga një gjykatë dhe e cila qartë e demonstron papërshtatshmërinë për të vazhduar si një anëtar i stafit akademik”.

Prandaj ORCA përmes denoncimit të dorëzuar ka kërkuar:

1. Të vërtetohet se Enver Hasani ka kryer shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe shkelje të rënda të Rregullores,

2. T’i ndërpritet marrëdhënia e punës me Universitetin e Prishtinës siç është paraparë në masat disiplinore të rregullores.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)