29 Mars 2024

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ndanë 139 bursa

Prishtinë, 27 shtator -  Për të tretin vit me radhë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani me seli në Köln ndajnë bursa për studente nga viti i 2-të e sipër në nivelin Bachelor për të gjitha profilet në Universitetin Publik të Kosovës. 

Rezultatet për ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018 janë publikuar sot në faqen zyrtare të Facebook të OEGJK-së. 

Ndarja e bursave mundësohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Kompanitë anëtare të  Unionit kanë ndarë një fond të veçantë për programin e bursave me nga një bursë prej 100 Euro/ muaj, për një vit akademik. Këtë vit, numri i përfitueseve është rritur nga 100 në 139! 

Për të ndihmuar studentet me kushte më të rënda sociale, inkurajuar studentet me nota më të larta dhe avancuar në përgjithësi pozitën e gruas në Kosovë Unioni i Bizneseve Shqiptare ne Gjermani dhe OEGJK nëpërmjet këtij projekti synojnë të përkrahin arsimimin e vajzave/grave dhe fuqizimin e tyre. 

Këto bursa u janë dhënë vajzave studente me notë mesatare gjatë studimeve mbi 8.00 dhe të cilat vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. Përparësi në këto aplikime kanë pasur studentet që vijnë nga familje të kategorive të dala nga lufta. 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani u urojnë suksese në studimeve fitueseve të bursave, por edhe aplikueseve tjera!  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)