29 Mars 2024

Nxënësve u ndalohen telefonat mobil gjatë testit të maturës

Prishtinë, 3 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit.

Këto vendime, Ministri i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi  në mbledhjen e mbajtur sot.

Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefonat mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)