19 Mars 2024

Nxënësit mësojnë për Evropën përmes librit plotësues të anglishtes

Prishtinë, 7 maj - Si pjesë e programit të Ditës së Evropës, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar ua prezantoi librin e ri “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” fëmijëve të shkollës fillore “Hasan Prishtina” ditën e hëne, më 7 maj.

Libri, i cili është i shkruar në gjuhën angleze, do tu ndihmojë fëmijëve te shkollave fillore në tërë Kosovën që të mësojnë rreth BE-së, banorëve dhe kulturës së saj, e në të njejtën kohë do tu ndihmojë në mësimin e gjuhës angleze. “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” tregon rrëfimin e vërtetë nga udhëtimi shpërblyes nëpër Evropë nga ana e fituesve të Kuizit Evropian 2011.

Të rinjtë dhe edukimi i tyre janë prioritet i lartë për Bashkimin Evropian. Kjo edhe më tepër vlen në një vend si Kosova me popullatë mjaft të re. Kështu që BE-ja është duke investuar në masë të madhe në strukturat dhe sistemet arsimore të Kosovës, si përmes ndihmës financiare ashtu edhe asaj teknike. 

Si pjesë e këtij procesi, si dhe në pajtim me qëllimin e BE-së për ngritjen e vetëdijësimit dhe të kuptuarit rreth BE-së, projekti Perspektiva e BE-së në Kosovë ka nxjerrë dy libra, “Të nisemi për në Evropë!” për klasën e 9-të dhe “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” për fëmijët më të vegjël. Libri i parë është publikuar zyrtarisht më 24 shkurt dhe tashmë ka arritur popullaritet të madh tek një spektër i gjerë i audiencave si dhe është shfrytëzuar si material burimor për Kuizin Evropian 2012.

Krahas informatave edukative rreth BE-së, libri përmbanë një sërë aktivitetesh zbavitëse si dhe lojën “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” Ashtu siç z. Zhgobar u ka thënë fëmijëve te shkollës \"Hasan Pristina\", “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” do të ju ndihmojë që të mësoni rrëth Bashkimit Evropian – e gjithashtu do të ju ndihmojë që të mësoni gjuhën angleze, gjuhë mjaftë e rëndësishme e BE-së. Dhe ja pjesa më e mirë: mund të zbaviteni në të nejtën kohë.”

Të dy librat – “Të nisemi për në Evropë!” dhe “Të gjithë bashkë drejt Evropës!” – do të shpërndahen në të gjitha shkollat fillore në Kosovë gjatë verës së vitit 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)