29 Mars 2024

Nxënësit e klasave të 9-ta zhvillojnë sot provimin

Prishtinë, 3 korrik - Rreth 32 mijë nxënës të klases së 9-të i nënshtrohen sot testit të arritshmërisë në të gjitha komunat e Kosovës.

Zyrtarë të ministrisë së arsimit thanë se procesi është duke shkuar mirë. Rezultati i këtij testi do t’i orientojë nxënësit për të vazhduar shkollimin e mëtejmë.

Në 90 qendra të testimit në mbarë vendin, testi i arritshmërisë ka filluar me kohë dhe pa ndonjë problem.

Nxënësit kanë emocione dhe disa prej tyre thonë se pyetjet janë të vështira e disa po ia dalin mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)