06 Gusht 2020

Një grup i arbëreshëve të Zarës vizitojnë Prishtinën

Prishtinë, 27 prill - Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, sot në Prishtinë do të vijë një grup i arbneshëve të Kroacisë.

Në mesin e tyre do të ketë studentë të Dalmacisë, drejtorë të tri shkollave dhe përfaqësues nga Ministria Kroate e Arsimit, drejtorë të arsimit të Zarës, profesorë fakulteti, si dhe nxënës të shkollës fillore “Kruno Krstic” dhe të gjimnazit “Vladimir Nazaro” të Zarës.

Gjatë vizitës në Prishtinë ata do të vizitojnë katedralen “Nëna Terezë”; Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Muzeun Kombëtar në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)