18 Prill 2024

Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Gjilan, 21 korrik - Që nga ora 9 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentët e rinj.

Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, studime Bachelor dhe për studime master E-Qeverisja , program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve-Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “Kadri Zeka\".

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2017-2018, në studime themelore – bachelor do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master do të regjistrojë 39 studentë të rregullt.

\"Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet  deri më 25 korrik 2017\", thuhet në një njoftim të Universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankesave, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)