28 Shkurt 2020

Nis ndërtimi i konviktit dhe mensës në Universitetin e Mitrovicës

Mitrovicë, 4 korrik - Kanë nisur punimet për ndërtimin e konviktit dhe mensës së studentëve në kampusin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).

Këto dy projekte tepër të rëndësishme për Universitetin në vlerë prej 6 milionë euro do të financohen nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Xhelal Smakiqi, kanë vizituar punishten ku kanë filluar të ndërtohen këto objekte, të cilat do të krijojnë kushte jashtëzakonisht të mira për studentë.

Ai shprehu kënaqësinë me fillimin e punimeve për ndërtimin e konviktit dhe mensës, të cilat do ta kompletojmë kampusin e ri universitar.

Rektori, tha se me këto investime kampusi universitar në Mitrovicë do të jetë ndër më të mirët në rajon.

“Pas ndërtimit të objekteve për fakultete dhe rektoratit, tash ka filluar të ndërtohet konvikti dhe mensa dhe së shpejti edhe fushat e sportit, me çka merr formën përfundimtare kampusi i ri universitar në Mitrovicë”.

Konvikti planifikohet të ketë 270 shtretër, ndërsa të dy objektet do të përfshijnë një hapësirë prej 2 mijë metrash katrorë.

Sipas dinamikës së paraparë pritet që punët të kryhen për 2 vjet. Punimet janë duke u kryer nga  Acg – Ada – Consulting Group SHPK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)