28 Mars 2024

Nis jetësimi i projektit për universitet në Mitrovicë

Mitrovicë, 26 dhjetor - Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, rektori i universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, vunë të mërkurën gurthemelin për ndërtimin e një objekti për fakultet ekzistuese në Mitrovicë. 

Simbolikisht thanë se ky gurthemel shënon edhe fillimin e realizimit të projektit për universitetin publik që do të themelohet në këtë qytet.

Ministri Jagxhillar, tha se fillimisht do të ndërtohet një objekt për nevojat e fakulteteve ekzistuese që veprojnë në kuadër të UP-së Mitrovicë.

“Po nisim një objekt për të krijuar kushte më të mira për punë për fakultetet ekzistuese, ndërsa për themelimin e universitetit  fillimisht do të merret vendim në mekanizmat e nevojshëm”.

Ai tha se për këtë objekt do të investohen 1 milion e 600 mijë euro, përderisa  i gjithë projekti që parashihet të realizohet në Mitrovicë, do të kushtoj 14 milionë euro. “Ky objekt që po nis sot do të përfundoj brenda 2-3 vitesh”.

Shumë i lumtur me fillimin e ndërtimit të këtij objekti universitar u shpreh kryetari i komunës, Avni Kastrati.

“Është një ditë e shënuar për Mitrovicën dhe për gjithë rajonin meqë do të lehtësoj shumë punën për studentët”.

Ai tha se për ndërtimin e universitetit publik që parashihet të ndërtohet në Mitrovicë, janë ndarë 15 hektarë tokë në vendin më të mirë të qytetit.

Ndërsa, Ibrahim Gashi, rektor i universitetit “Hasan Prishtina”, tha se po fillon jetësimi i projektit për universitet në Mitrovicë. “Është një hapësirë e bukur që do të shndërrohet në kampusin më të mirë universitar në rajon”.        

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)