24 Prill 2024

Nis “Java e Bibliotekës”

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së edicionit të 11-të aktivitetit “Java e Bibliotekës në Kosovë”.

Me këtë rast, është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, për ndarjen e bibliotekës në Bibliotekën Kombëtare dhe në Bibliotekën Universitare.

Ministri Buja, me këtë rast tha se, java e bibliotekës, java e librit, dashamirësit të librit dhe shkruesit të tij, është shumë e rëndësishme dhe daton që nga viti 2003, duke u bërë kështu tradicionale.

“Ne kemi krijuar një bashkëpunim me të gjithë ato biblioteka që i kemi në listën e marrëveshjeve, e sidomos e një rëndësie të madhe është ajo pjesë e digjitalizuar e marrëveshjes mes dy bibliotekave të Shqipërisë dhe Kosovës për pjesën e Albanologjisë”, tha ministri Buja dhe theksoi besimin e tij se kjo rrugë nuk do të ndalet dhe do të vazhdohet edhe me bibliotekat tjera të rajonit.

“Unë besoj shumë që jo vetëm do të bëjmë dy drejtorë, dy administrata, por do të bëjmë efekt shumë më të madh në menaxhimin, distribuimin dhe shfrytëzimin e librit”, tha ministri Buja.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, theksoi se BKUK për më shumë se 60 vjet ka rrëfyer dhe ruajtur momentet e ecjes sonë dhe i ka dhënë dritë qëllimeve tona. “Për më tepër, ky institucion ka qenë pjesë e krenarisë sonë, simbol i vlerave tona të mirëfillta dhe emri më të cilin gjithmonë me mburrje i jemi prezantuar popujve të tjerë”, theksoi ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Jennifer Walasheski, ndër të tjera theksoi rëndësinë që ka biblioteka si institucion në krijimin e nevojës te komuniteti për të zhvilluar vizionin e tyre për të ardhmen.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi tha se roli i bibliotekës mbetet shumë përcaktues në shkallën e emancipimit të përgjithshëm.

Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota, i cili hapi këtë ceremoni foli për programin e javës në vijim, me të cilin do të përcillet kjo javë e njohur si “Java e Bibliotekës në Kosovë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)