19 Prill 2024

Nga e hëna fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

Prishtinë, 16 prill - Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

Ministrja Nagavci, tha përmes një postimi në Facebook se vendimi u mor në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Nxënësit e arsimit parauniversitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, janë duke mbajtur mësim online qysh më 12 prill.

Kjo ka qenë një nga masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Kosova, javëve të fundit, është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe të viktimave.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 17 viktima dhe gati 600 raste të reja me koronavirus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)