19 Prill 2024

Nesër fillon greva në arsim, nxënësit orën e parë mos të shkojnë në shkollë

Prishtinë, 13 shkurt - Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) përmes një komunikate ka bërë thirrje për nxënësit që të mërkurën në orën e parë në të dyja ndërrimet mos të shkojnë në shkollë.

"Të nderuar prindër dhe nxënës në tërë Kosovën,  SBASHK-u ka bërë dhjetëra  takime me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në përpjekje që çështjet  dhe marrëveshjet e arritura më herët të realizohen përmes dialogut, por  Qeveria nuk reflektoi  dhe ne jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale."

"Kërkojmë mirëkuptimin tuaj  dhe apelojmë që të mërkurën , më 14 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë", thekson SBASHK.

 Nëse gjendja sipas tyre nuk ndryshon, atëherë edhe të martën, më 20 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë.

"Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë ngase   mësimdhënësit janë në grevë dhe  nxënësit në oborre shkollash, apo pa mësimdhënësit në klasë,  do  të sfidohen nga ndonjë zënkë  a rrezik tjetër", thuhet ne njoftimin e SBASHK.

Në njoftim thuhet se këtë vendim e kanë marrë pasi sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit.

"Prindër të nderuar kudo jeni në tërë Kosovën, kryetar i nderuar i Këshillit  të  Prindërve, Bajram  Beqiri, SBASHK-u këto veprime po bën në përpjekje për ta realizuar Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e  sakrifica  mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar fuqishëm me shkumësa, libra  e me zemër,  tendencën e pushtuesit serb  për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë  viteve të okupimit."

"Prindër dhe nxënës të  nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe", thuhet ne fund te njoftimit te SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)