28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshje për raundin e 2 të granteve shkollore

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësuesit e 56 shkollave të Kosovës,  nënshkruan marrëveshje për raundin e dytë të Granteve  Shkollore.

Grantet shkollore janë pjesë e “Projekti për Zhvillimin Institucional të Arsimit në Kosovë”, i cili zbatohet nga MAShT dhe financohet nga Banka Botërore.

Me këtë rast, ministri  Buja ndër tjera tha se, “efektet e këtyre granteve janë  shumë me ndikim tek mësimdhënia dhe mësimnxënia,  në cilësinë në arsim.

Shuma e përgjithshme e granteve është  1. 635 000 euro (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e pesë mijë euro) .  Ndërsa, vetëm në fazën e parë kanë përfituar 109 shkolla  fillore dhe të mesme  nga të gjitha komunat  e Republikës së Kosovës  (rreth 100 mijë nxënës).

Nga këto  mjete shkollat fillore kanë  fituar  deri në  10 mijë euro, ndërsa  ato të mesme deri në 15 mijë  euro”. Për raundin e parë  raundin e parë janë hargjuar rreth 800 mijë euro. Ndërsa raundi i  dytë  i granteve , kap shumën   rreth 470 mijë  euro”,  tha ministri .

Në vazhdim ministri Buja falenderoi Bankën Botërore për mbështetje të vazhdueshme në arsim, dhe tha se kjo mbështetje është shumë  domethënëse për rritjen e cilësisë në arsim, e që është synim kryesor yni.

Në fund, ministri i  përgëzoi drejtorët e shkollave  për menagjimin e mirë të garnteve,  nga të cilat cilat gjithsesi  përfitojmë të gjithë dhe  shtoi se “pretendojmë që ta përfundojmë edhe  raundin e tretë deri në  fund të  2012-ës”.

Të parnishmit i përshëndeti  edhe  Jan Peter Olters, menaxher i Bankës  Botërore  në  Kosovë,  i cili tha se “ investimet  në infrastrukturë shkollore, për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe për kurrikulë modern, janë  tri shtyllat kryesore që e bëjnë një arsim të suksesshëm dhe cilësor”.

Ndërsa  falënderoi MASHT-in dhe shkollat përfituese  për bashkëpunim dhe  mënaxhim të  suksesshëm të granteve,  e që sipas tij është shumë domethësës për vazhdimin e projekteve të reja në fushën e arsmit.

Ndryshe,  me këto mjete, në raundin e parë  shkollat janë pajisur me laboratorë dhe biblioteka shkollore, janë krijuar mjedise të përshatshme  për mësim praktik, janë pajisur me mjete didaktike për konkretizimin e  mësimdhënies,  etj.

Ndërsa, në raundin e dytë , do të  punohet edhe më tutje në trajnim të mësimdhënësve, ngritje të kapaciteteve planifikuese, ngritje të kapaciteteve për ndërmarrje të iniciativave , si dhe për hartim të planeve 3 vjeqare, etj.

Ndërsa, Xhavit Dakaj, sekretar i përgjithshëm në MAShT nënshkroi kontratat me drejtorët e shkollave përfituese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)