28 Mars 2024

Në UPZ nisi punimet konferenca shkencore ndërkombëtare

Prishtinë, 7 shtator – Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten ka nisur punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare nga shkencat e kafshëve: “8th BALKAN ANIMAL SCIENCE CONFERENCE BALNIMALCON 2017”.  

Konferenca organizohet në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” dhe Universitetin “Namik Kemal” Tekirdağ-Turqi.  Konkretisht nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit UPZ fakultet i ri që është themeluar gjatë mandatit të Rektorit Vataj, nga Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin Hasan Prishtina dhe nga Departamenti i Shkencave të Kafshëve, Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Namik Kemalit ne Turqi.

Në konferencë marrin pjesë 130 pjesmarrës me 206 punime, prej tyre do të jenë 90 prezantime gojore dhe 116 me poster. Pjesmarrësit janë nga SHBA, Turiqia, Bullgaria, Pakistani, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Ndërsa temat kryesore të konferencës janë: Burimet gjenetike të kafshëve dhe zhvillimi rural, Nutricioni i kafshëve, Riprodhimi, fiziologjia dhe anatomia, Menaxhimi i kafshëve dhe shëndeti, teknologjia e prodhimit të kafsheve, etj..

Hapjen zyrtare të konferencës e ka bërë Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj. Në fjalën e tij para studiuesëve të shumtë të kësaj fushe dhe mysafirëve, ai theksoi se kjo konferencë ka rëndësi të veçantë për faktin e se trajton fusha të rëndësishme. Ai falenderoi studiuesit prezentë për prezantimin e të arriturave të tyre në UPZ, duke u shpreh mirënjohës të gjithë atyre. Rektori Vataj theksoi se UPZ ka marrëveshje me mbi 30 universitete nga Turqia të cilët kanë dhënë kontribut në UPZ në mënyra të ndryshme, njëra ndër to është edhe organizimi i konferencave të tilla të përbashkëta me UPZ-në.

Prof. Dr. Ismail Yilmaz, Prorektor në Universitetin Namik Kemalit në Turqi është shprehur i kënaqur që kanë pas mundësi të bashkëpunojnë me universitetet kosovare për organizmimin e kësaj konference, me UP-në dhe posaqërisht me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rrustem Qehaja, këshilltar i Rektorit të UP-së, në fjalën e tijë theksoi se përmes këtyre konferencave ndqërtohen ura të reja bashkëpunimi mes universiteteve dhe vendeve tona.

Konferenca bënë bashkë shkencëtarë dhe hulumtues kryesor akademikë për të shkëmbyer dhe për të ndarë përvojat dhe rezultatet e kërkimit shkencor, idetë dhe aplikacionet në lidhje me të gjitha aspektet e Shkencave të Kafshëve, Menaxhimit të Kafshëve dhe Shëndetit. Shkenca e Kafshëve është si themelore dhe një shkencë aplikative, kështu që ne gjithashtu ftojmë përfaqësues nga Sistemet e Bujqësisë Blegtorale dhe Marketingut, Teknologjitë e Bujqësisë, Agjencitë e Ushqimit të Kafshëve, si dhe përfaqësuesit qeveritarë të Turqisë dhe Kosovës për të marrë pjesë në konferencë. BALNIMALCON 2017 përfshin tema dhe tema të ndryshme kështu që do të jetë interesante për pjesëmarrësit e ndryshëm nga fusha të ndryshme të shkencave të kafshëve dhe kompanive.

Përveç seancave shkencore të konferencës, pjesmarësit e shumtë do të vizitojnë Kosovën dhe të shikojnë fenomenet e ndryshme të turizmit dhe trashëgiminë e pasur natyrore dhe monumentet kulturore. Pjesëmarrësit e konferencës që tregojnë interes do të kenë mundësinë të vizitojnë një pjesë të vogël të atraktivitetit tonë të turizmit përmes konferencës pas konferencave të Qyteteve të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)