16 Gusht 2018

Në testin e maturës për kopjim u përdorën edhe orët e mençura

Prishtinë, 6 qershor - Testi i Maturës në këtë vit ka treguar më shumë rezultate pasi që është bërë ndarja në regjione.

Fehmi Hysenaj kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës, tha se me këtë ndarje ka pasur menaxhim më të mirë në organizim.

“Edhe vendimi për tu ndaluar qasja me telefona celular për nxënësit ka sjellë rezultate, po ashtu edhe vendimi për t'i dënuar komisionerët që do të mund të bëjnë shkelje, vendimi për mos pagesë të testit etj, kanë sjellë frymë të re”, theksoi Hysenaj sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij mangësia është se prindërit edhe nuk janë vetëdijesuar ende për të mos marrë me vete pajisje teknologjike. “Ka të përjashtuar nga testi për ata nxënës që kanë përdorur mjete, si telefona dhe orë digjitale”, tha ai.

Hysenaj bëri me dije se të dënuarit do të mund të humbin vetëm këtë afat të testit të maturës. “Ne presim që kjo matje të jetë më reale. Ne edhe me komunat diskutojmë për të pasur rezultat më të mirë. Edhe zyrtarët komunal na thonë se ky proces në këtë vit ka pasur më shumë suksese. Ky është rezultat, si i profesorëve ashtu edhe i nxënësëve”, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)