24 Shtator 2020

Në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë fillon së aplikuari mësimi online

Prishtinë, 23 mars - Pas vendimit të Qeverisë për pezullim të aktiviteteve edukativo-arsimore si rezultat i paraqitjes së pandemisë COVID-19, Drejtoria Komunale e Arsimit ka vazhduar kontaktet me drejtorët e shkollave dhe stafin e tyre për përcaktimin e formave më të përshtatshme të komunikimit, si dhe konsultimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve.

Një hap tutje sot ka bërë Gjimnazi “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, që përmes programit Zoom Meeting kanë krijuar një platformë për komunikim online, me ç’ rast do shfrytëzohet për zhvillim të mësimit elektronik (e-mësimit) ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës.

Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, tha se pavarësisht mundësisë së ofruar nga MASHT-i për mësim online për nxënësit e ciklit klasor, DKA-ja dhe Gjimnazi “Frang Bardhi” nga kontaktet e vazhdueshme kanë arritur që këtë platformë të fillojnë së aplikuar edhe në nivelin e mesëm të lartë, pra për nxënësit e kësaj shkolle.

“Siç e dimë, tashmë kemi hyrë në javën e dytë të zbatimit të Vendimit të Qeverisë për pezullim të aktiviteteve edukativo-arsimore në objektet shkollore. Përballë kësaj gjendje e cila ende nuk ka treguar afat të qartë të përfundimit, sigurisht ne si DKA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur mënyrat dhe metodat se si të veprojmë në distancë me fëmijët/nxënësit tanë, duke synuar ta zbehim sa do pak monotonin e izolimit të tyre, dhe të mbajmë në ritëm po aq sa mundemi procesin edukativo-arsimor”, tha drejtori Jashari.

Aplikimi i kësaj platforme për komunikim online ka filluar të zbatohet qysh sot nga mësimdhënësit dhe nxënësit, ka konfirmuar drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi” znj. Zybejde Gogoli Latifi.

 “Në konsultim paraprak me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit kemi aktivizuar kryetarët e aktiveve që së bashku të gjejmë një platformë online të duhur për qasje të përshtatshme nga mësimdhënësit dhe nxënësit, me synim që aq sa mundemi të vazhdojmë ekzekutimin e plan programit mësimor në këtë gjendje emergjente”, potencoi drejtoresha Gogoli Latifi.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë siguron që krahas mundësive që ka ofruar MASHT-i, do vazhdoj t’i inkurajoj edhe shkollat tjera që brenda mundësive që i posedojnë ta mbajnë ritmin e kontakteve dhe këshillimeve me prindërit dhe nxënësit tanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)