25 Prill 2024

Ndërhyrja e Haradinajt, rrezik për arsimin e lartë në Kosovë

Prishtinë, 17 korrik - Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë.

Partia Socialdemokrate (PSD) e kosnideron vendim të duhur dhe konform Ligjit për Arsim të lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një Universiteti si i tillë.

Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të mënjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, të cilat dëshmuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti z. Driton Çaushi dhe anëtarja e Kryesisë, znj. Adea Batusha, e dënuan një ndërhyrje të tillë në këto institucione të pavarura. Kjo u cilësua e rrezikshme dhe u vlerësua që krijon probleme të pazgjidhshme në arsim.

Ndër të tjera, u konstatua se pikërisht si pasojë e përfshirjes së politikës në arsim dhe vendimeve të papërgjegjshme sikur vendimi i Qeverisë në vitin 2018 për ta shkarkuar bordin e KShC-së, kishte rezultuar me përjashtimin e Kosovës nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

PSD konsideron se arsimi duhet të çlirohet nga ndërhyrjet e pakontrolluara të aparatit shtetëror. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë është e paprekshme.

 

"Nuk ka garanci për arsim cilësor derisa pushteti keqpërdor çështjet e arsimit për fushata elektorale apo interesa të tjera klanore", thekson PSD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)