28 Mars 2024

Mustafa: Testi arritshmerisë, testim i punës së mësimdhënëseve

Prishtinë, 3 korrik - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa ka deklaruar të martën se bazuar në rezultatet e testit të arritshmerisë, që po zhvillohet nëpër shkollat fillore të Prishtinës, ne me pastaj do të bëjmë sistemin e përformances se punës së shkollave. 

Kryetari Mustafa deklaroi kështu, në shkollën fillore Faik Konica, ku me rastin e mbajtjes se testit të arritshmërisë, ka vizituar nxënësit që po i nënshtrohen këtij testi. Aty, kryetari Mustafa bashkë më zyrtarë tjerë komunal ka parë nga afër procesin e zhvillimit të testit të arritshmerisë.

 “Ne nuk do ta përfundojmë procesin vetëm me testin e sotëm të arritshmërisë, por do ta marrim këtë test në mënyrë që ne pastaj të bëjmë sistemin e performancës të punës së shkollave, të arsimtarëve, në mënyrë individuale”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa nxënësve u uroj sukses në këtë test dhe tha se përmes këtij testi do të shihet se sa e kanë kryer misionin e tyre shkollat dhe mësimdhënësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)