28 Mars 2024

Mitrovicë, nxënësit shembullorë defiluan nëpër rrugët e qytetit

Mitrovicë, 26 qershor - Qindra nxënës të shkollave fillore të Mitrovicës, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor me sukses të shkëlqyeshëm kanë defiluar të hënën mbrëma nëpër rrugët e qytetit duke festuar suksesin e arritur.

Ky defilim që është quajtur si “Rreshti i shembullorëve” është organizuar nga Drejtoria e Arsimit, me qëllim që të bëhet një manifestim tradicional.

Drejtori i kësaj drejtorie, Ali Bejta, tha se manifestimi “Rreshti i Shembullorëve”  organizohet për herë të parë në Kosovë në shenjë të përmbylljes së vitit shkollor 2011/12 dhe rezultateve të treguara.

“Nxënësit shembullorë të të gjitha shkollave të komunës kanë defiluar në qytet të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre deri në Stadiumin e Vjetër të qytetit ku është mbajtur manifestimi qendror”.

Ai tha se ky defilim do të jetë tradicional, në mënyrë që të ndikoj si një lloj motivi edhe për nxënësit sa i përket suksesit të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)