28 Mars 2024

Mirënjohje për studentët qe fituan në garën për gjykim të simuluar

Mitrovicë, 18 qershor - Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, dhe dekani i Fakultetit Juridik, Agron Beka, kanë ndarë mirënjohje për grupin e studentëve që kanë zënë vendin e parë në garën për gjykim të simuluar.

Gjithashtu janë nderuar me mirënjohje edhe dekani Beka dhe koordinatori i grupit të studentëve, profesori Zahir Çerkini, për këtë arritje në garën e organizuar nga “National Center for State Courts” (NCSC), në të cilën morën pjesë studentët nga 5 universitete publike në Kosovë.

Rektori Musaj,  uroi stafin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik për këtë sukses. “Suksesi juaj na bën krenar të gjithëve. Ju keni dëshmuar se përkundër kushteve jo të mira, me punë mund të bëhet shumë”, tha ai.

Krenar me arritjen e  studentëve është shprehur edhe dekani i Fakultetit Juridik, Agron Beka. Ai tha se nuk ka qenë e lehtë duke pasur parasysh konkurrencën e fortë që kanë qenë në këtë garë, mirëpo me punë dhe përkushtim të studentëve dhe stafit akademik është arritur një sukses që  inkurajon për të ardhmen. 

Ndërsa, profesori Zahir Çerkini, i cili ka qenë koordinator i grupit të studentëve, tha se studentët kanë qenë shumë të motivuar.

“Studentët kanë treguar përkushtim dhe vullnet, prandaj ia kanë dalur që të na nderojnë me vendin e parë”, theksoi ai.

Lajmi i mirë, sipas tij,  është se “Klinika” do të vazhdoj edhe për tre vjet si rezultat i suksesit që ka treguar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)