18 Prill 2024

Miratohen rekomandimet për statusin e punëtorëve të arsimit

Prishtinë, 18 prill - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës me 66 vota për, 7 kundër dhe një abstenim miratoi rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990 deri në vitin 1999.

Miratimi i Rekomandimeve u bë sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rekomandimeve të komisioneve parlamentare.

Rekomandimet e LDK-së lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit 1990-1999 janë: Të nxirret ligji i veçantë për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, në bazë të të cilit ligj, statusi i tyre barazohet me statusin e personave të merituar në formimin dhe ndërtimin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Ku ligj të përfshijë në mes tjerash, rregullimin e statusit të: mësimdhënësve, personelit udhëheqës dhe personelit tjetër të punësuar në shkolla-universitet, të punësuarve në sekretariatet-këshilla komunale të arsimit, entet pedagogjike komunale dhe republikane si dhe në Ministri të Arsimit të Republikës së Kosovës, të punësuarve në këshillat e financimit, të pronarëve shtëpi-shkolla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)