04 Korrik 2020

Ministrja Bajrami i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Arsimit, Ramë Likaj

Prishtinë, 4 qershor - Ministrja e deritanishme e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri të këtij dikasteri, Ramë Likaj.

Me këtë rast, ministrja Bajrami i ka uruar detyrën ministrit Likaj dhe uroi të ketë sukses në punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Ministrja Bajrami, po ashtu, e informoi ministrin Likaj me punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MAShTI, me theks të veçantë organizimin e mësimit në distancë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar, si përgatitja për Testin e Arritshmërisë dhe atë të Maturës, procesi i teksteve të reja shkollore dhe procese tjera të rëndësishme.

Ministri Likaj falënderoi ministren Bajrami për punën që ka bërë në këtë Ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në insititucionin më të lartë të arsimit në vend. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)