29 Mars 2024

Ministrja Bajrami e gatishme për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë

Prishtinë, 10 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e arsimit.

Ambasadori Minxhozi e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa përmendi bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në arsim Kosova dhe Shqipëria, por edhe ngecjet në projekte dhe marrëveshje të ndryshme.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji e inovacion.

Ajo theksoi se së shpejti do të ketë një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, në mënyrë që të kalohen sfidat në implementimin e projekteve dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)