14 Tetor 2019

Ministria e Diasporës hap aplikimin për kamp - shkollë verore

Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike njofton bashkatdhetarët se gjatë verës, përkatësisht në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht, organizon një kamp dhe një shkollë verore për nxënësit dhe të rinjtë nga diaspora, të cilat do t’u mundësojnë të krijojnë lidhje të reja shoqërore.

Gjatë qëndrimit në vendlindje, ata do të kenë aktivitete të shumta në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për njerëzit dhe vendin e prejardhjes.

Në këtë kamp apo shkollë do të ketë aktivitete të ndryshme arsimore e sportive.  

Të dyja këto aktivitete ofrohen pa pagese. Pjesëmarrësit do të jenë të moshës 13 -17 vjeçare. Aplikimi për kamp/shkollë duhet të bëhet tash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)