06 Prill 2020

Ministri Reka priti themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar-Amerikan

Prishtinë, 11 mars - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar - Amerikan (KAEF), Dale Pfeiffer, me të cilin biseduan për kontributin e këtij fondi në krijimin e kuadrove të reja të Kosovës duke i’u mundësuar studime të avancuara universitare nëpër universitetet prestigjioze amerikane.

Nga ky fond deri më sot janë arsimuar 106 kosovar të cilët kontribuojnë sot në nivel politik,  administratë publike, si dhe në sektorin privat të vendit.

Në takim u diskutua mbi modalitetet për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet fondit KAEF dhe kontributit të Qeverisë së Kosovës.

Në vijim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët që janë pjesë e arsimit dhe përkrahjes në këtë proces.

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)