28 Mars 2024

Ministri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër dhe këtë vit po zhvillohet me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial - Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.

Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij Forumi ku po marrin pjesë ministrat e Arsimit nga shumë vende të botë, ministri Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të Arsimit të vendeve të ndryshme, që është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit në arsim me vende të zhvilluara.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ministri Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), Dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)