21 Qershor 2018

Ministri Bytyqi nënshkruajti Marrëveshjen Erasmus+

Prishtinë, 5 qershor - Sot në Bruksel, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe Komsioneri Evropian për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tiborn Navracsics, kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “Erasmus+”, programin e Unionit për arsim, trajnim rini dhe sport.

Kjo Marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët, të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, ministri Bytyqi falënderoi komisionerin Navracsics për mundësinë që i ka dhënë Ministrisë së Arsimit për të nënshkruar një marrëveshje kaq të rëndësishme për arsimin në Kosovë, ndërsa theksoi se programi “Erasmus+” në Kosovë është i njohur dhe ka pasur praktika të mira deri më tani.

“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje i kemi ofruar mundësi të rinjve tanë, studentëve dhe mësimdhënësve tanë, që të përfitojnë nga ky program dhe do të ndihmohet forma e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, e cila është tejet e nevojshme”, tha ministri Bytyqi, ndërsa theksoi se me kombinimin e zyrës së “Erasmus+” në Kosovë dhe asaj në Bruksel, do të kemi mundësi të mobilitetit të studentëve tanë, për stafin mësimdhënës dhe për trajnime të ndryshme.

Ministri Bytyqi tha se do të jemi të kujdesshëm që këto tri pika që janë paraparë në këtë program, t’i shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë.

“Ne edhe në të kaluarën kemi pasur mobilitet të studentëve dhe mësimdhënësve me disa institucione të Evropës, të cilat vërtetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë në arsim. Ministri Bytyqi tha se mundësia që është dhënë me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, do të jep mundësi edhe më të madhe në këtë drejtim”.

Ministri Bytyqi theksoi se MAShT do të ndihmojë institucionet tona që sa më mirë t’i shfrytëzojnë këto fonde, ndërsa u shpreh i sigurt se më këtë po i hapet perspektivë ndërkombëtarizimit të arsimit të Kosovës dhe do të jetë një rrugëtim më i lehtë drejt integrimit evropian. 

Ndërsa, komisioneri Tiborn Navracsics shprehu kënaqësinë që arsimi në Kosovë do të përfitojë nga kjo Marrëveshje dhe theksoi se janë shumë pika ku mund të fillojë menjëherë bashkë​punimi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)