20 Prill 2024

Ministri Buja vezhgon nga afër mbarëvajtjen e provimit pranues

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtorë dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova me bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot Fakultetin Juridik të UP-së për të parë nga afër mbarëvajtjen e provimit pranues në këtë fakultet, respektivisht në Universitetin e Prishtinës, i cili këtë vit akademik do të pranojë rreth 17 mijë studentë të rinj.

Ministri Buja dhe rektori Rugova qëndruan në tri salla ku po mbahej provimi pranues, ku iu uruan kandidatëve suksese në këtë provim dhe uruan që më 1 tetor ata të arrijnë të marrin një indeks, pra të drejtën që të bëhen studentë të UP-së.

Pas kësaj vizite, në një prononcim për media, ministri Buja shprehu besimin e tij se suksesi nuk do të mungojë, duke qenë se tashmë këta kandidatë veç e kanë përfunduar provimin e maturës, ku janë treguar të suksesshëm, respektivisht e kanë arritur pragun e kalueshmërisë që në afatin e parë.

“Ne vizituam fakultetin Juridik, tri salla prej të cilave po mbahet provimi pranues. Ne edhe paraprakisht kemi qenë të njoftuar se si do të shkojë kjo ecuri, por megjithatë jemi të kënaqur me rrjedhën e këtij provimi pranues. Gjithsesi jemi të bindur se suksesi nuk do të mungojë, sepse ka qenë një test mature që ka bërë një testim njëherë të diturive dhe të njohurive të këtyre nxënësve, që tani i kanë hyrë garës që të bëhen studentë dhe besojmë se rezultati nuk do të mungojë”, tha ministri Buja.

I kënaqur me rrjedhën e provimit pranues në UP, u shpreh edhe rektori Mujë Rugova, i cili tha se gjatë tërë ditës ka realizuar vizita nëpër njësitë akademike dhe ka parë nga afër zhvillimin e këtij procesi. “Deri më tani çdo gjë po shkon në rregull, nuk ka ndonjë vërejtje as nga studentët, por as nga dikush tjetër dhe mund t’ju them me plotë gojën se jemi të kënaqur me zhvillimin e procesit të provimit pranues deri më tani”, tha rektori Rugova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)