29 Mars 2024

Ministri Buja udhëton për një vizitë dy ditore në Bullgari

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, sot udhëton për një vizitë dy ditore në Bullgari, me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Buja do të marrë pjesë në konferencën rajonale ministrore me temë “Programi digjital për Evropën -  sfidë apo realitet”.

Gjithashtu, ministri Buja do të takohet edhe me ministrin e Arsimit dhe të Shkencës së Bullgarisë, me të cilin do të diskutojë format e bashkëpunimit në fushën e arsimit në përgjithësi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, ministri Buja është takuar  edhe me ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Bobi Bobev, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e arsimit.

Ministri Buja dhe ambasadori Bobev ndër të tjera biseduan edhe për konferencën rajonale ministrore me temë “Programi digjital për Evropën -  sfidë apo realitet”, që do të mbahet në Sofje, më 20 shtator 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)