19 Prill 2024

Ministri Buja udhëtoi sot për në Gjermani

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja,  udhëtoi sot për në Gjermani për një vizitë zyrtare dy-ditore.

Gjatë kësaj vizite, në Duseldorf, ministri Buja do të takojë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Landit, mësues gjermanë të shkollave me nxënës me prejardhje nga Kosova.

Po ashtu, ministri Buja do të marrë pjesë në manifestimin jubilar që do të mbahet në Duseldorf, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku do të lexojë kumtesën “Arsimi dhe shkolla shqipe në historinë 100 –vjeçare të shtetit shqiptar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)