29 Mars 2024

Ministri Buja prezantoi prioritetet e MAShT për 2012

Prishtinë, 21 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në një konferencë për media ka shpallur sot prioritetet e Ministrisë së Arsimit për vitin 2012.

Ministri Buja tha se prioritetet vjetore të punës së MAShT-it për vitin 2012 janë hartuar në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsim, si dhe prioriteteve dhe objektivave të MAShT-it të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës  2011-2016.

Gjithashtu, sipas ministrit Buja prioritetet janë mbështetur në buxhetin e paraparë për MAShT për vitin 2012, i cili është 18 për qind më i madh se vitin e kaluar, si dhe në parametrat arsimor të arritur në vitin paraprak, duke përfshirë edhe të gjitha programet, projektet dhe aktivitetet afatgjate.

“Objektivat tona përkojnë edhe me sfidat që dalin nga Raporti i Progresit, e që është detyrë e të gjithë neve që t’i adresojmë dhe realizojmë sa më pare”, ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja po ashtu ka thënë se ky vit do të shënohet edhe më shumë aktivitete të ndryshme në shenjë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri i Arsimit ka falënderuar të gjithë mediat për përcjelljen korrekte të të gjitha aktiviteteve të zhvilluara në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)