28 Mars 2024

Ministri Buja prezantoi kumtesën “Shqipëria dhe çështja e Kosovës”

Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja,  ka përshëndetur punimet e konferencës shkencore  me temën”Shekulli i shtetit shqiptar”.

Në këtë konferencë,  e cila do të zgjasë dy ditë  dhe ku po marrin pjesë punonjës shkencorë nga të gjitha viset shqiptare, ministri Buja u prezantua me kumtesën “Shqipëria dhe çështja e Kosovës”.

Ministri Buja ka uruar Institutin Albanologjik për organizim të këtij tubimi shkencor  për nder të 100- vjetorit të shtetit shqiptar, ndërkaq në referimin  e tij shtroi pyetjen  se çka  po të mos ishte shteti i parë shqiptar, si do të ishte fati i të dytit, a do të ishte vallë apo s’mund të ishte fare?

“Këto janë  pyetjet  dhe dilemat e tjera, që mund t’i shtrojmë vazhdimisht, por shumë mirë që ishte i pari, u bë i dyti dhe uroj që kjo konferencë shkencore të jap përgjigje gjithsesi të urtë, me mendje racionale  dhe mendim shumë të konsoliduar se  cila është perspektiva e dy shteteve më gjatë,” ka uruar ministri Buja.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati shënuar rritje të forcave organizative të popullit shqiptar në rezistencën e tij për çlirim nga zgjedha osmane. Luftë kjo  në të cilën Kosova pati ndikim vendimtar, jo vetëm në Prizrenin si qytetin e pritës  dhe organizues i Kuvendit të burrave të Lidhjes ,por edhe në logun e luftës për çlirim“, ka thënë ministri Buja, ndërkaq veçoi kryengritjet e viteve 1908, 1910 dhe 1912 kur edhe u shpall pavarësia në Vlorë.

Në vazhdim ministri  Buja tha se “Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1013 legjitimoi këtë  pavarësi  të Shqipërisë, duke cunguar territorialisht  në më shumë territore se sa që mbeten brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Në kumtesën e tij, ministri Buja përshkruajti kronologjinë  e ngjarjeve historike kombëtare si: Konferenca e Bujanit  në Malësinë e Gjakovës ( 1943-1944), konferencën e Prizrenit, e cila i kushtoi Kosovës 54 vite robëri (1945-1999) dhe ngjarje tjera të rëndësishme  deri në ditët e çlirimit të Kosovës (1999),  duke vlerësuar lartë kontributin e çmuar të popullit dhe shtetit shqiptar në të gjitha aspektet.

Në fund ministri Buja ka uruar  që e “ardhmja të jetë në duar të mendjeve të ndritura, arsyes racionale  dhe vendosmërisë e dëshirës nacionale”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)