16 Prill 2024

Ministri Buja mori pjesë në Universiadën mbarëkombëtare

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në Universiadën Mbarëkombëtare, e cila është organizuar për ndër të 100 vjetorit të Pavërësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri Buja përshëndeti këtë iniciativë të Universitetit të Prishtinës, respektivisht të fakultetit të Shkencave Sportive, për të shënuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme për shqiptarët me aktivitete sportive.

Në këtë ceremoni festive morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi të cilët theksuan rëndësinë që ka kjo ngjarje për të festuar, por edhe për të zhvilluar sportin në përgjithësi.

Gjatë ditës së sotme, ministri Buja ka pritur edhe një grup fëmijësh të kopshtit “Ardhmëria” nga kryeqyteti. Me fëmijët, ministri ka biseduar për të drejtat e tyre për arsimim.

Ndërsa, fëmijët janë interesuar edhe për fatin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nëse ata kanë të drejtë të jenë pjesë e kopshteve dhe e shkollës.

Ministri për fëmijët ka shpërndarë edhe Abetaren si dhuratë. Ai iu ka thënë atyre se edhe pse janë edhe pak të vegjël për ta përdurur këtë libër, të adoptohen dhe ta kenë abetaren më të mirë që është bërë deri më tani, Abetaren gjithëkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)